Tiranë, pronarit të "Manhatan"
i sekuestrohen pasuritë

Tiranë, pronarit të i sekuestrohen pasuritë">
TIRANE - Policia e Tiranës njoftoi sot për sekuestrimin e pasurive të pronarit të bar “Manhatan” në Tiranë. Ilir Ago u arrestua mbrëmjen e 5 korrikut nga Antikrimi Financiar pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 500 mijë eurove.
 
Nëpërmjet një konference për shtyp zëdhënësja e policisë informoi për sekuestrimin e pronave që janë të regjistruara në emër të tij por dhe të familjes së tij.

Pasuria e Agos e sekuestruar  kap vlerën e gati 10 milionë lekëve të reja dhe ka ardhur nga veprimtari kriminale. 

"11 pasuri në pronësi të këtij shtetasi si troje, tokë are dhe lokale, të cilat kapin një vlerë prej 8444060 leke dhe 20992 $ amerikan, u bë ekzekutimi  dhe vënia e tyre në sekuestro preventive, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendim të datës 04.07.2013. Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të strukturave të luftës kundër krimit financiar duke bashkëpunuar me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. "- thuhet në njoftimin për shtyp të polcisë.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar kishte nisur një hetim qysh në fillim të këtij viti, ndërkohë që ndaj 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me Vendimin e datës 04.07.2013, për veprat penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe “Falsifikim dokumentash”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal.
 .
 
ARRESTIMI ME 5 KORRIK
Ilir Ago, akuzohet për mashtrime në shuma të mëdha për falsifikime në shitblerje pronash. Shuma e mashtrimit arrin në 500 mijë euro.
Bar “Manhatan” ndodhej në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut, i cili ka qenë disa herë objekt i konfliktit më Policinë Bashkiake. Së fundi, këtij lokali i është hequr fasada rrethuese.

Pikërisht problemet e konstatuara me pronën e ish-bar “Manhatan”, kanë çuar në hetimin dhe konstatimin e shkeljeve. Sipas Policisë së Tiranës dhe Antikrimit Financiar, hetimet kanë vijuar për disa vite, të cilat kanë çuar në zbardhjen e falsifikimeve që Ago kishte bërë.  Arrestimi është kryer mbrëmjen e  5 korrikut, ndërsa janë konfiskuar pronat e tij që dyshohen të jenë me dokumentacion të falsifikuar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë