Tiranë/ Protesta e PD-së para bashkisë, efektivit të policisë i bie të fikët! Vjen automjeti për ta shoqëruar (VIDEO)

TIRANË - Teksa po zhvillohej protesta e PD-së para bashkisë së Tiranës, një efektivi të policisë i ka rënë të fikët.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, duket polici pa ndjenja që është marrë prej kolegëve të tij para bashkisë.

Sakaq, pranë vjen një automjet policie ku futet brenda efektivi pa ndjenja për tu dërguar në spital.

Momenti kur policit i ka rënë të fikët ka sjellë edhe panik tek qytetarët që kishin dalë për të protestuar para bashkisë duke u afruar pranë efektivit.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ranni: 15/11/2024 12:11

    revolucioni in vitro. kryengritje tek komunalja.

    Përgjigju
    • Rruga-Ura: 15/11/2024 14:14

      Komunale që grabit qindra miliona euro

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike