Një konflikt i nisur pas një zjarri gjatë punimeve me eskavator ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari dhe procedimin penal në gjendje të lirë të një 50-vjeçari në fshatin Kus të Tiranës.
Sipas të dhënave, 50-vjeçari dyshohet se, gjatë punimeve me eskavator, këputi një tel të tensionit të mesëm, duke shkaktuar zjarr në shkurre dhe ullishte në pronësi të familjes së 29-vjeçarit Ledjan Musteqja.
Pas ngjarjes, Musteqja dyshohet se dëmtoi automjetin e kompanisë që po kryente punimet, si edhe pajisjen GPS të vendosur në të. Për rastin, 29-vjeçari u arrestua, ndërsa ndaj 50-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Komente











