Tiranë/ Ishte duke punuar, rrëzohet nga lartësia 48-vjeçari, ndërron jetë në spital! Nën hetim inxhinieri dhe administratori i firmës

Tiranë/ Ishte duke punuar, rrëzohet nga lartësia 48-vjeçari, ndërron jetë në spital! Nën hetim inxhinieri dhe administratori i firmës

TIRANË- Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Sipas burimeve për Report Tv, shtetasi SH.D, ishte duke ndërruar disa postera reklamash dhe është ngjitur mbi pjesën e çatisë e cila ishte llamarinë dhe ka rënë nga lartësia, pasi nuk ka arritur që të mbajë peshën e tij.

Policia ka vënë nën hetim shtetasin D. D., 41 vjeç administrator në një firmë ‘GSG Construction’ dhe E. D., 34 vjeç inxhinier i firmës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion