Kuvendi miraton propozimin e socialistëve, futen në rendin e ditës protokollet e ratifikimit për anëtarësimin në  NATO të Finlandës dhe Suedisë

Kuvendi miraton propozimin e socialistëve, futen në rendin e ditës protokollet e ratifikimit për anëtarësimin në  NATO të Finlandës dhe Suedisë

1657181603_1657115865Screenshot2.jpg

Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.

Kujtojmë se 2 ditë më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.  Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.


Lajmi kryesor:

PS bashkon votat me opozitën, miratohet me 113 vota pro rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë! Balla: Në nder të vendit, jo për protagonizëm politik! Opozita kërkoi ndryshime: E paplotë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!