TIRANË - Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në zonën e “Pazarit të Ri”, në kryeqytet, 43-vjeçari Kleant Musabelliu, punonjës i SHKB-së ka plagosur me pistoletë në pjesën e këmbës biznesmenin, Pëllumb Gjoka, 46 vjeç.
Gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri të fëmijëve të biznesmenit me të efektivit të policisë. Musabelliu dhe Gjoka ishin takuar për t'u sqaruar, por në debat e sipër janë konfliktuar dhe për rrjedhojë punonjësi i SHKB e ka qëlluar atë në këmbë.
Biznesmeni Gjoka është dërguar në spital me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes dhe po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë që blutë kanë sekuestruar celularët e dy të konfliktuarve për të zbardhur më tej nëse Gjoka dhe autori kanë pasur njohje të mëparshme. Policia sqaron se Musabelliu dhe Gjoka janë takuar për t'u sqaruar pas sherrit ku ishin përfshirë fëmijët e tyre.
Në debat e sipër, Klenat Musabelliu ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar në këmbë Pëllumb Gjokën, duke e lënë të plagosur.
Pëllumb Gjoka ish-pronar i Rozafës
Biznesmeni Pëllumb Gjoka është një emër i njohur për policinë, pasi ka patur edhe më parë konflikte për shkak të pronësisë.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se biznesmeni Gjoka ka qenë pronar i Rozafës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Tiranë.
Zbrdhen motivet e plagosjes së ndodhur tek "Pazari i Ri".
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB - së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e "Pazarit të Ri" për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.
Mësohet se biseda midis shtetasit Klenat Muasabelliut me shtetasin Pëllumb Gjoka, ka kaluar në konflikt, ku shtetasi Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
/Shqiptarja.com