TIRANË- Pronarët e një banke në Tiranë kanë denoncuar në Polici se i janë vjedhur rreth 20 mijë euro nga një person i stafit.

Sipas informacioneve të Policisë, referuar ndërimit të ngjarjes nga ana e denoncuesve, vjedhësi i ka marrë paratë, i ka fshehur në xhepat e pantallonave dhe është larguar pa u pikasur nga të tjerët. Dyshohet se vjedhësi ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, pjesë të stafit. 

Vjedhja ka ndodhur dje në mesditë ndërkohë që pronarët e bankës pasi kanë pritur deri sot që vjedhësi të kthejë paratë dhe nuk e ka bërë, e kanë denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që deri tani policia ka marrë dëshmitë të 15 punonjësve të bankës për zbardhjen e vjedhjes dhe ka nisur punën për kapjen e vjedhësit të 20 mijë eurove.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)