TIRANË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi lëvizje me armë pa leje, një sasi lekët prej 2.7 mln, thika dhe drogë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari është Bledi Haka. Gjithçka është pikasur nga veprimet e dyshimta që ka bërë 38-vjeçari sapo ka pikasur patrullën e policisë. Kjo ka bërë që policia t'i vihet në ndjekje dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij. Haka nuk është një person i panjohur për policinë shqiptare. Në shtator të vitit 2012, ai mbeti i plagosur pas një sherri për një borxh të vjetër nga bixhozi.
Mbi të rëndon akuza për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Deklarata e plotë e policisë
Finalizohet operacioni policor "Liqeni". Operacioni nga Forca e Posaçme "Shigjetat", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera. Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.
Shërbimet e Policisë "Shigjetat" janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
- një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
- 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
- 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
- 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
- një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
- disa çelësa automjetesh dhe karta banke.
Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet e sekuestruara
Komente


Shikoni si jan bër pa buksat me Benz Mercedes në një koh që si kan thën dhe njē dit të vetme punës mirmëngjes. Kto lloj morash i fut në burg me 20 vjet vetëm me pyetjen ku e gjete Benzin me çfar lekësh e bleve. E përgjigjja është e pastër me Drog e me kriminalitet e me vjedhje RRASINI 20 vjet brënda kto lloi MORRASH e me pun të detyrushme siç bënte monstra Enver . Kshu duan kta se se njofin kta demokracin. Pty rrac e poshtër.
PërgjigjuKush eshte I zoti zjarr ti jape
Ky qenka i denje per filma.ska burg qe ta mbaje kete Bob.
PërgjigjuI FRIKSHEM SO KY ME BENZ PO KTA ME MOTORA... SI SHPERBLIM MARIN VETEM NJE FALEMINDERIT...DHE HASMERI ME DYNJON...
Përgjigju