TIRANE - Një borxh i vjetër nga bixhozi, medohet të ketë shkaktuar një sherr me armë në minutat e pasdites së sotme në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 6 persona.
Në një lokal në zonën e "Porcelanit", një person ka shtënë me armë duke plagosur kështu 6 persona. Nga informacionet e para mësohet se 2 prej të plagosurve ndodhen në spitalin Ushtarak të Tiranës gjendja e të cilëve fillimisht u paraqit më e vështirë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tyre është: Bledi Haka dhe Shaqir Shtiqi.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia njofton se janë shoqëruar 10 persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në konfliktin ndodhur në ambientet e një lokali në "Porcelan", ku nga të shtënat mbetën të plagosur 6 persona.
Po sipas të njëjtave burime konfirmohet edhe fakti se është bërë identifikimi i autorit, ndërsa mendohet se gjatë ngjarjes të jetë ndihmuar edhe nga 4 persona të tjerë.
Sipas policisë, sherri dyshohet të ketë ndodhur për arsye banale. Mendohet se është tentativë e autorit për të vrarë 4 prej personave që mbetën të plagosur.
Dyshohet se shkak të jetë një borxh i vjetër mes autorit dhe 4 personave. Policia njofton gjithashtu se është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit për asye hetimore nuk publikohet.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com