TIRANË- Një 41-vjeçar ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje. Bledjan Qose u arrestua në Kamzë të Tiranës, teksa ka qenë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në makinë.
41-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit policor "Invisible". Ai ka qenë dukë qarkulluar në rrugën ‘OSBE’ në Kamzë dhe është ndaluar nga policia. Arma e zjarrit i është gjetur në krskot, ndërsa kishte me vete edhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento