Dy të rinj nga Durrësi janë arrestuar nga policia si autorë të dyshuar të dy atentateve me armë të ndodhur orët e para të kësaj të shtune.

Sipas hetiemve ata dyshohet se kanë qëlluar fillimisht ndaj derës së komplekist Adorions Palace në Maminas e më pak minuta më pas ndaj një servisi automjetesh në Qafë-Kashar.

Forca të shumta police, pasi janë vënë në ndjekje të tyre kanë mundur t'i arrestojnë ata në hyrje të Durrësit.

Këta shtetas janë arrestuar si të dyshuar dhe ju është bllokuar automjeti me të cilin udhëtonin, aktualisht ata ndodhen në komisariatin 6 që po kryen veprime.

Arma automatik ende nuk është gjetur, armë  me të cilën janë qëlluar dy subjektet tregtare kompleksi luksoz i cili fillimisht ka qenë në pronësi të të ndjerit Eugert Lazaj e sot në pronësi të shtetasit L.Lazaj si dhe servisit të automjeteve në Qafë-Kashar.

Policia po kryen kontrolle dhe verifikon kamerat e sigurisë ndërsa dy të rinjtë nga Durrësi kanë mohuar përfshirjen në këto dy krime të ndodhura në Maminas e Qafë-Kashar.

Eugen Lazaj i cili njihej si pronari kompleist Adorions u gjet i pajetë disa javë më parë në vilën e tij luksoze në Farkë të Tiranës.

Policia ende nuk ka një pistë të lidh këto dy atentate dhe motivin, por dyshon se autorë të tyre janë dy durrsakët tashmë të arrestuar.