TIRANË - Viti 2023 nisi me një takim në Vilën 31 në Bllok për socialistët. Kryeministri Rama mblodhi sot ministrat nga ku publikoi edhe disa foto.

Kreu i qeverisë u shpreh se po bëhet punë dhe projekte konkrete për rezultate në vitin që po vjen.

Rama theksoi se në fokus të qeverisë do te jënë ata që kanë më shumë nevojë.

Rama mblodhi sot kabinetin qeveritar. Mbledhja nisi në orën 15:30 dhe do të mbahet te ‘Vila 31’ në ish Bllok.

Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën për 2023, ku në fokus është bilanci vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023. Pa dyshim, do të diskutohet edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Mbledhja me ministrat, Rama publikon fotot: Projekte dhe punë konkretë! Kemi shumë për të bërë për ata që kanë nevojë

1672861705_3238817356927510323147604981154915401545128n.jpg

“Shumë punë për të bërë”. Ky ishte komenti i kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes me ministrat në vilën 31. Duke i bashkëngjitur edhe disa foto, Rama shkruan se fokusi i punës dhe projekteve konkrete janë ata që janë më shumë në nevojë.

“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë.

Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.”- shkroi Rama.

Ora 15:37
Rama mbledh sot ministrat, publikon foto para takimit: Ai momenti kur bën detyra para orës së mësimit

1672843092_32255164834025357532929686041399692174990711n.jpg

Kryeministri Edi Rama do ta nise vitin 2023 duke mbledhur ministrat te ‘Vila 31’ në ish Bllok. Para nisjes së takimit, Rama ka publikuar një foto ku shkruan se është si momenti kur bën detyrat para orës së mësimit.

“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit.”- shkroi Rama.