Kryetari i PS-së komenton në Twitter gjendjen e mjeruar të rrugëve, ku riparimi i tyre ndodh pa asnjë kriter, dhe rrugët prishen sapo të bjerë një shi.

“Për riparimet e rrugëve në TR rikthim të metoda e viteve '90! Pështy asfalt mbi asfalt deri ne shiun e radhes...TURP”- shkruan Rama në Twitter.

rrr
(Foto: Pamje nga rruget e Tiranes e hedhur ne Twitter nga Rama)

BASHA: JE KAPITULL I MBYLLUR

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i bashkisë së Tiranës.
“I dëshpëruar dhe i paturp ish kryetari i Bashkisë. Qytetarët mirëpresin punimet për një dekadë. Ai në vend që të heshtë a të kërkojë falje i sulmon ato! Të vendosur për Tiranën moderne evropiane. Rama kapitull i mbyllur”- reagon zyra e shtypit e Bashkisë.

(sg/shqiptarja.com)