TIRANË - Falsifikimi i raporteve mjekësore dhe përdorja e tyre nëpër ambasada apo institucione ka bërë që Policia e Tiranës të zhvillojë një operacion në poliklinikën numër 9 në Tiranë.
Policia e kryeqytetit ka dhënë në mbrëmje detaje në lidhje me operaiconin e zhvilluar në mesdite. Sipas tyre, në hetim në gjendje të lirë janë 2 mjekë, 3 agjent sigurimesh, si dhe 3 punonjës informacioni për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim i detyre”.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, është bërë kapja në flagrancë e Rodolf F., dhe Shkëlzen F., të cilët kishin dispononin disa dokumente si “certifikata mjekësore për vizë hyrje”, të pa plotësuara me nënshkrime si dhe vula të disa mjekëve, të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë.
Gjatë hetimeve është zbuluar se Rodolf F., dhe Shkëlzen.F, përfitonin kundrejt vlerës 300-500 lekë nga Artan B., dhe Bujar M., me detyrë mjekë pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, formularë të pa plotësuar por të nënshkruara dhe të vulosura prej tyre me qëllim, për tu shitur personave që aplikonin për vize pune në ambasadën Greke në Tiranë.
Sa më sipër, pas kryerjes së veprimeve hetimore në prani të Prokurorisë u bë marrja si persona nën hetim e personave:
Rudolf F., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, me detyrë agjent sigurimesh pranë një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shkëlzen F., 34 vjeç, banues nëe Thumanë Krujë, banues në Tiranë, i dënuar më parë, me detyrë agjent sigurimesh pranë një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Bashkim K., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, me detyrë agjent sigurimesh pranë një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Bujar M., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës”.
Artan B., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës”.
Vera V., 43 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim i detyrës”.
Linë K., 54 vjec, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim i detyrës”.
Pas marrjes në pyetje të tyre është vendosur që të hetohen në gjendje të lirë. Dosja me materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme për akuzat e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “shpërdorim i detyrës”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com