TIRANË - Një atentat ka ndodhur rreth orës 20:40, të mbrëmjes së kësaj të diele ( 12 janar 2025) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje në automjetin e tij, teksa po futej në shtëpi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.
56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.
Sipas informacioneve të deritanishme, 56-vjeçari kishte një mobileri së bashku me vëllain e tij, në zonën ku u vra, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.
Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, për të zbuluar shkaqet e mundshme të këtij ekzekutimi.
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën",- informoi policia e kryeqytetit.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Afro 2 orë pas ngjarjes, policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Tirana është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar 2025), nga ekzekutimi i një 56-vjeçari të identifikuar si Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 56-vjeçari është pronar i një mobilierie së bashku me vëllanë e tij, e cila ndodhet në zonën ku u vra. Aktualisht, ky fakt është në fokus të hetimeve. Mësohet se 56-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent penal.
-
Jo Rama po as baba i Rames ska ca na ben ne. Ne jemi popull i poshter dhe i pabese. Cdo popull meriton qeverin qe ka.
Përgjigju -
Pellazget
Përgjigju -
cdo gje mire ne Shqiperine tone. ndryshohen shefat e policise, ministri, po prape atentatet vazhdojne per qejf. dhe nderkohe njerezit ikin naten te pashprese ...
Përgjigju -
Te dale ministri dhe te numeroje vrasjet, del me raport ka me pak vrasje se vjet. Turp, as ne 97ten sjane vrare kaq shume
Përgjigju -
rrofsh o edi rama se na kenaqe..rend e siguri me lopate...
Përgjigju











Komente
Komento