-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, ka dhënë sot detaje nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë, më 12 janar 2025. Alushi tha se hetimet për zbardhjen e vrasjes së Bujar Nasufit janë komplekse dhe dimamike dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
15 Janar, 19:56 -
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë
Gazetari Julian Kasapi, tha se për atentatin tek ‘Pallati me Shigjeta’ policia është duke hetuar në disa pista dhe është drejt zbardhjes. Lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut, gazetari tha se ku i fundit është më i vështirë për t'u zbardhur.
14 Janar, 20:21 -
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilierisë 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
Në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20 u ekzekutua Bujar Nasufi ka ende xhamat e thyer të makinës së tij. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe bano
13 Janar, 10:39 -
-
Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
Policia dyshon se pas vrasjes së Bujar Nasufit mbrëmjen e së dielës pranë zonës së Selitës në Tiranë, mund të fshihen konflikte pronësie mes të afërmve të tij. Autori, u kamuflua si shpërndarës picash dhe e qëlloi për vdekje me armë sapo parkoi makinën poshtë shtëpisë në sy të bashkëshortes. Policia gjeti të shkrumbuara mjetet e krimit, motorin dhe armën automatike
13 Janar, 08:40 -
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
Tirana është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar 2025), nga ekzekutimi i një 56-vjeçari të identifikuar si Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta. Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 56-vjeçari është pronar i një mobilierie së bashku me vëllanë e ti
12 Janar, 22:16 -
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
56 vjeçari, Bujar Nasufi u ekzekutua brenda në makinën e tij teksa po futej në banesë afër 'Pallatit me Shigjeta' në Tiranë. Viktima, pronar i një mobilierie humbi jetën rrugës teksa po transportohej për në spital. Policia po punon për të identifikuar autorin i cili ka qenë i maskuar dhe i vetëm. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja.
12 Janar, 21:02