Tiranë - Në spitalin e Traumës vijojnë punimet për rinkonstruktimin e disa ambienteve të kësaj godine.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Spitali informon se këto punime nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore
“Spitali Universitar i Traumës siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve tona mjekësore. Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera theksohet se rikonstruksioni i ambienteve të SUT është pjesë e punës së vazhdueshme për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore në shëndetësi.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit!”, përfundon njoftimi.

Foto: Postimi i Spitalit të Traumës në Facebook
Komente










