Tiranë, rritet me 15 përqind tarifa
e çerdheve dhe kopshteve
Bashkia e Tiranës do të rrisë me 15% tarifën ditore të ushqimit për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Ndryshon edhe çmimi i banesave. Projektvendimi për miratim në 26 Shkurt
TIRANË- Bashkia e Tiranës do të rrisë me 15% tarifën ditore të ushqimit për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit.
“A1 Report” ka siguruar projektvendimin e Bashkisë, i cili do të kalojë për miratim në mbledhjen e datës 26 Shkurt të Këshillit Bashkiak.
Më konkretisht tarifa ditore e ushqimit në kopshte ishte 160 lekë në ditë për fëmijë, ndërsa bashkia propozon që ajo të rritet me 20 lekë dhe të bëhet 180 lekë në ditë.
Ndërsa në çerdhe ishte 130 lekë në ditë, e nëse ky projektvendim miratohet në këshill, prindërit do të paguajnë 145 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve.
Ekspertët e Bashkisë e kanë shoqëruar këtë ndryshim të tarifës së ushqimit me rritjen e kostos së ushqimit, por edhe me situatën financiare të vetë familjeve. Sipas tyre, prindërit dhe familjet në përgjithësi janë në gjendje të mirë financiare. Tarifa aktuale aplikohet që nga viti 2008,
NRYSHON EDHE ÇMIMI I TAKSAVE PËR BANESATPo ashtu “A1 Report” ka mundur të sigurojë edhe draftin e Bashkisë së Tiranës, për ndryshimin e çmimit të banesave, duke u nisur nga ndryshimet e ministrisë së Financave Dhjetorin e 2013-ës.
Ajo që vihet re është fakti se ka një dyfishim të taksës për metër katror për ndërtesat që përdoren për biznese, si dhe ato që përdoren nga OJF-të. Ndërkohë, për herë të parë futet si kategori më vete shtëpia e dytë. Nëse për shtëpinë e parë në varësi të vitit të ndërtimit pagesa është 15-30 lekë në vit për metër katrorë, për shtëpinë e dytë ajo është dy herë më e lartë, 30-60 lekë për metër katrorë.
Të gjitha këto vendime pritet të marrin votat e këshilltarëve të bashkisë më datë 26 Shkurt, për tu bërë efektive.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00