TIRANE - Seanca gjyqësorë e planifikuar rreth orës 13:15 të ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës ka përfunduar në një incident. Muhamed Dalaci është konfliktuar më kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj.
Shtetasi Dalaci, nga qyteti i Kukësit, ka paditur Bashkinë e Kukësit dhe Ministrinë e Arsimit, me pretendimin se vepra e tij intelektuale është shfrytëzuar nga Bashkia e Kukësit.
Vendimi i marrë nga gjykatësja Rezarta Balla mesa duket nuk është pritur mirë nga kryebashkiaku i Kukësit Halilaj, i cili në përfundim të seancës gjyqësore ka ngritur dorë mbi paditësin Muhamed Dalaci.
Sipas gazetarit të A1Report, Arsen Rusta, ende nuk është arritur të zbardhet vendimi i gjykatëses, ndërsa nga oficerët e policisë gjyqësore dosja i është përcjellë Prokurorisë e cila do të marrë në pyetje kryetarin e bashkisë së Kukësit për të zbardhur detajet.
Ka qenë denoncimi i bërë në komisariatin e policisë numër 2 nga shtetasi Muhamed Dalaci, i cili ka vënë në lëvizje oficerë të policisë gjyqësore për të bërë të mundur dhe hetimin që do të kryejë prokuroria e Tiranës për këtë ngjarje të ndodhur mesditën e sotme.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com