TIRANE-Bllokohet nga policia pasuri me vlerë 660 mijë dollarë në kuadër të operacionit për sekuestrimin e pasurive që janë vendosur me veprimtari të paligjshme.
 
Sekuestrohen një apartament, dyqan dhe dy llogari bankare me vlerë totale 660 mijë dollarë.
 
Apartamenti i sekuestruar është 100 m2 dhe dyqani 80 m2 në pronësi të A.C.
 
Njëra llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë i përket Y.D. ndërsa llogaria tjetër me vlerë 200 mijë dollarë D.Sh.
 
Sipas policsië së Tiranës, procedimet kanë filluar në bazë të materialeve të referuara në Prokurori nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
 
Operacioni për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë vendosur mbi veprimtari kriminale vijon prej disa javësh në të gjithë vendin, ndërsa sot drejtori Çako ishte vete i pranishem ne Elbasan.

 dy.b/shqiptarja.com