Grabiste vila dhe apartamente me grupin e tij në Spanjë, pas arrestimit në Shqipëri i bllokohen pasuritë me vendim gjykate.
 
130 mijë euro të pajustifikuara dhe një apartament në Tiranë në pronësi të Gjon Gjezaj njohur dhe me emrin Shkëlzen Gjezaj janë sekuestruar për llogari të procedimit penal pastrim parash dhe aktivitet kriminal jashtë vendit.

Prokuroria: Gjon Gjezaj investoi para me blerje pronash 
Sipas prokurorisë Gjezaj kishte deklaruar blerjen e tre apartamenteve në Tiranë por realisht kishte blerë vetëm një në vlerën e 41.800 euro pasi dy kontratat e tjera ishin bërë fiktivisht me një kompani ndërtimi e cila kishte falimentuar.
 
Nga hetimi gjyqësor i fakteve ka rezultuar se Gjezaj është i arrestuar në Spanjë dhe ndodhet në paraburgim në kuadër të një operacioni realizuar në 2016 nga Roja Civile Spanjolle.
 
Ky grup kryente grabitje me armë e dhunë në rajonet e Madrid, Barcelonë dhe plazheve spanjolle dhe nga gjurmimi i tyre nga autoritetet spanjolle ka rezultuar se paratë i sillnin në Shqipëri duke i investuar në blerje pasurie.
 
Operacioni asokohe u kodua “Kruja” pasi pjesa më e madhe e grabitësive përfshi dhe Gjezën janë me origjinë nga Kruja.



grabitesit fushe kruje
Funksionimi i bandes ne Spanje


dy.b/shqiptarja.com