Tiranë/ Sekuestrohen rreth 300 fishekzjarrë, nën hetim pronarët e subjekteve

Tiranë-Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 300 300 fishekzjarrë në disa subjekte në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për pronarët e subjekteve.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e bëra, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

‘Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, në rrugën “Dervish Hekali”, gjatë kontrollit në subjektin B.H, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Rusia sulmon me flotë dronësh Kievin, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Lufta/ Rusia sulmon me flotë dronësh Kievin, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur