Tiranë, SHBA feston në datën 4
korrik, 238 vjetorin e Pavarësisë

Tiranë, SHBA feston në datën 4<br />korrik, 238 vjetorin e Pavarësisë
TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë në datën 4 korrik 238 vjetorin e Pavarësisë. Për këtë festë Kombëtare, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, organizoi në mbrëmje festive pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Në të ishin të ftuar personalitetet më të lartë të Republikës së Shqipërisë.

Një grup i përbërë prej 4 marinsash, ngritën dhe shkëmbyen flamujt sipas ritualit përkatës. Kjo traditë e hershme e ushtrisë Amerikane, nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara si dhe ata që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe flamurit. Ishte këngëtarja Shqiptare, Vikena Kamenica, e cila këndoi himnin shqiptar dhe amerikan gjatë ceremonisë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ambasadori Aleksandër Arvizu theksoi se e vlerëson faktin që Shqipëria mori statusin kandidat.
“Na duhet ende të përmbushim qëllimin e vyer të një Evrope që është e plotë e lirë dhe në paqe. Ky kërkim është i vazhdueshëm dhe progresi i vetëm që është arritur deri tani është që të vazhdojmë në këtë kërkim të pandërprerë. Javën e shkuar Shqipëria arriti një gur kilometrik domethënës drejt përmbushjes së një pjese të këtij vizioni të ardhshëm. Vendimi i këshillit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat ishte i mirë për Shqipërinë, ishte i mirë për Evropën dhe ishte i mirë për Shtetet e Bashkuara. Ishte i mirë për SHBA-të sepse ne jemi të lidhur me Evropën me anë të Atlantikut dhe jo të ndarë prej tij. ”, u shpreh Aleksander Arvizu.

Ambasadori amerikan vlerësoi gjithashtu edhe aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat
“Faleminderit Policisë së Shtetit shqiptar të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi, shumë anëtarë të RENEA-s dhe të ndërhyrjes së shpejtë që spikatëm në Lazarat dy javë më parë janë sonte këtu, duke u kujdesur që të gjithë ne të jemi më të sigurt”, deklaroi Arvizu.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti, Bujar Nishani, zv. Kryeministri Niko Peleshi, Lulzim Basha si dhe ministra, deputetë e shumë personalitete të tjerë, të ftuar nga ambasada për këtë ditë të shënuar.
Po kështu të pranishëm ishin dhe figura të njohuara të artit, kulturës, medias, biznesit, sportit etj. Ceremonia u hap me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane, të cilët sipas traditës ushtarake kryen parakalimin e flamujve.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur