TIRANE- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve pranë ish-Parkut të Autobusëve. Objektet që janë shembur janë lavazho dhe gomisteri, ndërsa pronarët dhe qiramarrësit kundërshtojnë vendimin. Ata shprehen nuk janë lajmëruar, ndërsa për pronën ka edhe një konflikt që vijon të jetë në proceset gjyqësore. Janë dy persona që pretendojnë pronësinë mbi truallin.
Komento