TIRANE – Vazhdon aksioni i policisë bashkiake në kryeqytet duke shembur ndërtesat pa leje. Sot në Tiranë policia po prish katin e dytë të një ndërtese pranë Korpusit.

Ndërtesa dy katëshe kishte të legalizuar vetëm katin e parë, ndërsa kati i dytë ishte bërë shtesë dhe nuk kishte leje ndërtimi.

Në vendngjarje ndodhet edhe Florenc Hoxha kreu i Inspektoriatit i cili tha se “Bashkia do të vijojë me prishjet e godinave në rast se nuk kanë leje ndërtimi”.

Ai shtoi se “Ju bëj me thirrje, që të mos shkelen ligjet se do kenë të gjithë të njëjtin fat duke shtuar se qyteti kontrollohet për 24 orë dhe do prishet cdo gjë që është në kundërshtim të ligjit”.

(ad.ti/shqiptarja.com)