TIRANË- Është shënuar aksidenti i dytë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 15:15,  ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe një grua 72-vjeç Hidajete Salliu banuese në Tiranë.

 Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy viktimat kanë qenë duke ecur në trotuar ndërsa gruaja ka qenë shumë pranë vijave të bardha, ku më pas janë goditur nga njëra prej makinave të përfshira në aksident. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar i njërës prej makinave.  Në aksident janë përshirë një makinë tip 'Golf' ngjyrë blu me targa 'AA 758 YZ' Golf  ndërsa makina tjetër është një 'Volkswagen New Beatle' ngjyre gri  me targa 'AA 544 SX'.  Sipas policisë  rreth orës  15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”,  pranë firmës “Aleat”, makina me targë 'AA544 SX', me drejtues  Etjon Lazri, është përplasur me makinën  me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorët. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për  veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre  Etjon Lazri  është dërguar ne spital për ndihme mjekësore pasi ka marrë plagë.

Policia me pas ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.  Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe  forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti dhe mënyrës se si janë goditur për vdekje dy personat. Ky aksident tragjik ka shënuar edhe viktimat e para që humbin jetën në aksident për vitin 2020 që sapo kemi hyrë.  Nderkohe viktima e parë për vitin 2020 është një 40-vjeçare që u aksidentua kur po udhëtonte me biçikletë ditën e djeshme ne Kamez. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Arrestohen dy shoferët që shkaktuan aksidentin me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve në Tiranë

Dy shoferët Edmond Murati dhe Etjon Lazri janë vënë në prangat e policisë pasi shkaktuan aksidentin me pasojë vdekjen  e dy këmbësorëve pasditen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko". të dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë dy këmbësorët, Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe një grua 72-vjeç Hidajete Salliu banuese në Tiranë.

Ora 19:53
Njëra vjen me shpejtësi, tjetra i del para! Momenti tragjik i përplasjes së makinave që u mori jetën dy personave në Tiranë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që u kushtoi jetën dy personave pasditen e sotme në Tiranë pranë zonës së 'Xhamllikut'. Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të plotë aksidentin e rëndë ku shikohet se fillimisht makinat janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas kanë përplasur edhe  Erion Ballën dhe Hidajete Salliun duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se është mjeti tip  'Volkswagen New Beatle' ngjyre gri  me targa 'AA 544 SX' i drejtuar nga Etjon Lazri, ka qenë me shpejtësi dhe ka goditur makinën tip 'Golf' ngjyrë blu me targë 'AA 758 YZ', me drejtues Edmond Murati.  Ky i fundit po tentonte që te kthehej majtas rrugës, ndërsa si pasojë e shpejtësisë aksidenti nuk është shmangur dot. Buzë rrugës kanë qenë edhe dy viktimat të cilët janë përplasur nga mjeti ngjyrë gri e për pasojë kanë gjetur vdekjen.

Ora 17:18
Këto janë viktimat e aksidentit tragjik sot në Tiranë, dyshohet se shkak u bë një parakalim i gabuar

1577982003_Screenshot4.jpg
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti  tragjik që u mori jetën dy personave pasditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë viktimat janë Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës ndërsa gruaja që humbi jetën është 72-vjeçarja H.S banuese në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dje se shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar i njërit prej makinave. Ndërkohë ende mbetet mister si si janë përplasur dy viktimat pasi të dy janë gjetur pa shenja jete mbi trotuar dhe kanë qenë rreth 20-30 metra larg njëri tjetrit.

Sipas policisë  rreth orës  15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”,  pranë firmës “Aleat”, makina me targë AA544 SX, me drejtues  Etjon Lazri, është përplasur memakinën  me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorët.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për  veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre  Etjon Lazri  është dërguar ne spital për ndihme mjekësore pasi ka marrë plagë.

Grupi hetimor vijon veprimet dhe  po këqyr kamerat përreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ora 15:44
Tiranë/ Humbin jetën në aksident një burrë dhe një grua (FOTO nga vendi i ngjarjes)