KAMËZ- Viktima e parë për vitin 2020 është një 40-vjeçare që u aksidentua kur po udhëtonte me biçikletë ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në në Bulevardin Blu në Kamëz, ku 32-vjeçari po udhëtonte me mjetin tip “Fiat” dhe më pas përplasi për vdekje gruan.

32-vjeçari me inicialet Z. B. nga Kamza është arrestuar nga policia dhe viktima nuk është identifikuar akoma.

Aksidenti i orës 22:10 e la gruan të vdekur në vend prej dëmtimeve të marra.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.