TIRANE - Një sherr mes tre të rinjve në një automjet të transportit publik ka përfunduar fatal për njërin prej tyre i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas plagëve të marra nga goditjet e shumta me thikë. Ngjarja është shënuar brenda autobusit të linjës “Uzina e Autotraktorëve-Qendër” në zonën e ish-Markatës të Vjetër në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. (Foto nga vendi i ngjarjes)
Të rinjtë kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht, ndërsa më tej sherri mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Si pasojë e goditjeve ka ndërruar jetë nga hemoragjia, 22-vjeçari Saimir Çedja. Dyshohet se 22-vjeçari ka marrë disa goditje me thikë, ndërsa njëra prej të cilave mendohet t'i ketë prekur zemrën.
Qytetarët të cilët udhëtonin në autobus dëshmojnë se e kuptuan ngjarjen e rëndë vetëm kur dikush i rrëzua përtokë dhe thirri: “Dikush më goditi”. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët kanë dalë me të tmerruar nga autobusi.
Dy personat e përfshirë në sherr, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes falë errësirës në zonë, ndërsa komisariati numër 1 i Tiranës rreth një orë pas vrasjes arrestoi njërin prej autorëve, shtetasin Ilir Drita, i cili ishte në gjendje të dehur. Forca të shumta të uniformave blu janë vënë në kërkim të autorit tjetër të dyshuar në vrasjen e të riut duke pasur edhe një përshkrim të detajuar nga dëshmitarët në ngjarje.
Ndërkohë shoferi i autobusit, fatorino dhe dëshmitarë të tjerë të cilët ndodheshin në autobus po merren në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen dhe motivet që mund të kenë çuar në konfliktin mes dy të rinjve.
NE DHJETOR 2012 PASAGJERET VRANE 17-VJECARIN, FATORINON E FURGONIT PER NJE BILETE
Ndërkohë vetëm në dhjetorin e vitit të kaluar fatorino i një furgoni ndërroi jetë pas një konflikti të çastit me disa persona. Ngjarja e asaj kohe ndodhi pranë Zogut të Zi aty stacionohen furgonët e linjave të ndryshme të udhëtimeve. Sherri i momentit nisi për motive banale, vetëm për çmimin e një bilete, pasi 17-vjeçari Julian Çuni fatorino insistoi t’i kërkonte lekët e biletës pasagjerëve të cilët iu kthyen duke përdorur thikën.
NE SHTATOR 2012 18-VJECARI U VRA NGA SHOFERI I AUTOBUZIT PER MUZIKEN
Ndërsa më 17 shtatorin e 2012-ës shijet muzikore i kushtuan jetën 18-vjeçarit Napolon Mustafa, i cili u godit me thikë nga shoferi i autobusit të linjës Kamëz-Tiranë, Mirush Ajazi. Të rinjtë i kërkuan shoferit që të ndryshonte muzikën në sfond ose t’ia ulte zërin, por ky debat nuk u pranua nga shoferi i cili ndaloi autobusin në stacionin e Institutit Bujqësor dhe goditi 4 herë me thikë 18 vjeçarin.
Edhe në këtë rast i riu ndërroi jetë për shkak të hemorragjisë së rëndë nga plagët në bark dhe kraharor.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 22:35 të datës 23 shkurt 2013 dhe u përditësua vazhdimisht, përditësimi i fundit u bë në orën 01:00 të datës 24 shkurt 2013
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptartja.com)
/Shqiptarja.com

PRECEDENTET/