TIRANE - Një sherr mes 8 personave u shënua në qendër të Tiranës, mes të cilëve 4 ishin oficerë të policisë. Si pasojë e këtij sherri kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Gjithçka ka ndodhur pasi urbani i linjës Kamzë-Tiranë me targë TR 3720 F, i ka ndërprerë rrugën automjetit tip BMV, në të cilin udhëtonin 4 oficerë të policisë, duke shkaktuar edhe gërvishtjen e këtij automjeti. Kaq ka mjaftuar që mes 4 personave, oficerë të policisë, që udhëtonin në automjetin tip BMV me targa të huaja të niste një konflikt verbal fillimisht, por që më pas u shndërrua në konfrontim fizik.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se ndërprerja e rrugës nga ana e autobusit ka penguar zhvillimin e një operacioni që po kryenin efektivët e policisë në kryeqytet.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në konflikt u përfshinë fillimisht drejtuesi i urbanit me targë TR 3720 F dhe fatorino i tij, ndërsa më pas pjesë e konfliktit u bënë edhe drejtuesi i një tjetër urbani dhe fatorino i tij.
Si pasojë e kësaj përplasjeje fizike kanë mbetur të plagosur 3 persona, dy prej të cilëve punonjës të policisë.
Dëshmitarët në vendngjarje bënë të ditur se në konflikt u përdorën edhe thika, por burime të policisë flasin vetëm për dhunë fizike dhe përdorim mjetesh të forta por jo thika.
Si pasojë e këtij incidenti janë thyer xhamat e autobusit të linjës së Kamzës si dhe është dëmtuar automjeti në të cilin udhëtonin oficerët e policisë.
Policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen, por ka bërë të ditur se janë shoqëruar dy persona dhe pritet të merret deklarimi i tyre për të hedhur më pas dritë mbi ngjarjen.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com