TIRANË- Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur ditën e sotme në zonën e 5 majit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ku pas një sherri të momentit, dy të miturit, të moshës 14-vjeç, janë zënë me grushte.
Si pasojë e sherrit, njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.