Tiranë, sherr mes dy të rinjve, plagoset me thikë 23-vjeçari

Tiranë, sherr mes dy të rinjve, plagoset me thikë 23-vjeçari

Foto ilustruese

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugën "Jordan Misja", ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe në sherr janë përfshirë R.K, 19-vjeç dhe S.B, 23-vjeç. I plagosur ka mbetur ky i fundit pasi është goditur me thikë nga 19-vjeçari. Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. K., vjeç 19, banues në Paskuqan, pasi në rrugën ‘’Jordan Misja ‘’, ka plagosur me thikë, shtetasin S. B., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasit R. K. Nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë