TIRANË - Sherri për pronësinë e një karburanti ka rikthyer sërish në polici, Emiljano Shullazin. Ai është shoqëruar mbrëmjen e të mërkurës së bashku me mikun e tij Gilmando Dani, ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona nga pala tjetër.
 
Burimet policore thanë se shoqërimi i Danit dhe Shullazit erdhi pas denoncimit për rrahjen e punonjësit të karburantit. Të njëjtat burime thanë se gjatë shoqërimeve nuk janë gjetur armë apo sende të ndaluara.
 
Të shoqëruarit do të lihen të lirë brenda 12 orëve ndërsa do të procedoheshin në gjëndje të lirë për kanosje dhe rrahje. Shullazi është arrestuar disa herë nga policia ku në 3 raste nga RENEA.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)