Pas arrestimit të Altin Danit i akuzuar për "tentativë vrasje" dhe me akuzën se qëlloi me armë në drejtim të një pike bastesh në Rrugën e Qelqit në Kombinat pas një konflikti me pronarin, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij Arjan Ziun i cili rezulton të jetë kunati i tij

Ngjarja ka ndodhur më 23 janar të këtij viti kur Altin Dani qëlloi me armë në drejtim të një pike bastesh në Rrugën e Qelqit, pas një konflikti me pronarin, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.Pas ngjarjes, Dani arriti të largohej me automjetin e tij, i cili u gjet pak minuta më vonë i braktisur ndërsa arma ishte hedhur në një kazan mbeturinash.

Sakaq ndaj tij rëndojnë akuzat e "vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje".

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)