Tiranë, Sheshi "Italia", qytetarët
të zhgënjyer: Basha na mashtroi

Tiranë, Sheshi të zhgënjyer: Basha na mashtroi">
Tiranë - Kryeqytetasit duken të zhgënjyer nga fakti se Basha premtoi një parking gjigand nëntokësor makinash në sheshin "Italia", por në fakt është ndërtuar vetëm një parking i lagjeve.

Ata shprehen se janë lodhur me premtime, ashtu sic ndodhi në rastin e parkingut.

“Faktikisht  për fatin e keq jemi mësuar me këto lloj premtimesh, edhe është një realitet I hidhur, por është diçka që është e dukshme. Akoma nuk ka një parking dhe zor se do të ketë një parking. Nuk është se pres që të ndërtohet se nuk është se ka ndonjë fillim të punimeve”, tha një qytetar.
 
Premtimi për një parking gjigand u dha 13 muaj më parë nga kryebashkiaku Basha pas firmosjes së paktit me një kompani italiane. Një vit më vonë në shesh u ndërtua vërtetë një parking, por këtë herë ishte një parking lagjeje, shumë herë më ndryshe nga sa bashkia premtoi kundrejt një vlere prej 1.6 milion dollarësh.

Teorikisht në këtë vend duhet të parkoheshin 1008 makina, por praktikisht numri është qindra herë më i vogël, njësoj sikur të ishte në një lagje të Tiranës.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia