EMRAT/ Antidroga e Tiranës bastis lokalin në Kashar, 4 të arrestuar! Zbulohen qindra doza kokaine, drogë xhelatinoze, shkopa bejsbolli dhe maska (VIDEO)

EMRAT/ Antidroga e Tiranës bastis lokalin në Kashar, 4 të arrestuar! Zbulohen qindra doza kokaine, drogë xhelatinoze, shkopa bejsbolli dhe maska  (VIDEO)

Foto nga operacioni i policisë

TIRANË- Antidroga e Tiranës ka bastisur një lokal në Kashar ku shitej drogë, kokainë, kabanis, por dhe drogë xhelatinoze e cila ka hyrë së fundmi në tregun shqiptar.

4 persona janë vënë në pranga në flagrancë ndërsa veç dozave të drogës gati për shitje janë gjetur dhe maska, shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.  

Në mur shinen të sistemuar 5 shkopa bejsbolli, dozat e kokainës dhe të kanabisit ishin sistemuar në kuti të vogla plastike ndërsa pakot xhelatinoze në një çantë të zezë. Në një kuti tjetër ishin vendosur dhe maskat e zeza dhe një tjetër e bardhë.

Në pranga ranë Ardit Hajdari 36-vjeç, Enri Dema 27-vjeç, dhe Çlirim Hyka, 52 vjeç, e Redis Hyka 21 vjeç të gjithë banues në Tiranë.

Lokali ishte në pronësi të Ardit Hajdarit

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit në lokalin e Hajdarit policia kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.   

Droga xhelatinoze kishte hyrë në Tiranë nga Anglia. Operacioni u kodua "Drug Bar’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah