Tiranë, shkatërrohet rruga e Dibrës,
u inaugurua 2 ditë para zgjedhjeve

Tiranë, shkatërrohet rruga e Dibrës,<br />u inaugurua 2 ditë para zgjedhjeve
Tiranë - Dy ditë para 23 qeshorit u inaugurua përfundimi i punimeve të rrugës së Dibrës nga kryeministri në largim Berisha së bashku me kryebashkiakun Basha. Por, pak ditë më vonë gropa të mëdha u shfaqën në këtë rrugë si pasojë e çarjes së asfaltit. 

“Punë pa ndërgjegjie. Lekët janë investuar, puna nuk është bërë. Kjo është kryesorja këtu. Investohen lekë, puna nuk bëhet e saktë, sepse s’ka kontroll, e bëjnë shkel e shko edhe për problem elektoral më shumë, por më tepër është punimi pa cilësi sepse nuk investohet leku aty ku planifikohet.
 
Është efekt elektoral sepse s’ka mundësi. Ato do të ishin rregulluar. Duke i parë, rrugët prapë për faqen e zezë. I kanë bërë sa për elektorat. Jam në këtë lagje 40 vjet, unë s’i kam parë ndonjëherë rrugët e rregulluara dhe u kënaqëm që neve I rregulluam. Por, prapë si gjithmonë rrugët copë copë”, shprehen banorët.

Investimet për këtë rrugë kapnin vleren 98 milionë lekësh, jo pak rrugë kanë pasur këtë kosto shpenzimi, por urojmë dhe shpresojmë të mos kenë fatin e rrugës së Dibrës.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament