Dy lokale janë gjobitur nga policia e Tiranës pasi ato shkelën masat kufizuese të koronavirusit.

Për pasojë, dy administratorët e këtyre lokaleve u ndëshkuan nën masën 1.000.000 lekë.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy lokale nën administrimin e shtetasve me iniciale D.Z. dhe M.K.  pasi është konstatuar se ka pasur grumbullim të shumë personave në kundërshtim me masat kufizuese anti-COVID.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.