TIRANE- Të shtëna me armë në mes të kryeqytetit. Gjashtë të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Kongresi i Lushnjës”, duke iu shtuar kështu statistikave mbi ngjarjet kriminale në Tiranë, të cilat kanë shënuar disa episode të rënda kohët e fundit.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh, që dyshohet të jenë banorë të zonës kanë nisur të debatojnë për motive banale brenda një lokali në këtë zonë. Më pas konflikti mes palëve ka vazhduar edhe pasi të rinjtë kanë dalë nga lokali dhe sherri u përshkallëzua në përdorimin e armëve.
Shkëmbimi i zjarrit fatmirësisht nuk ka shkaktuar as viktima dhe as të plagosur por shkaktoi panik, pasi ndodh në një zonë të banuar.
Plumbat e pistoletave kanë kapur një makinë tip ford KA, më targa AA 280 EP të parkuar pranë vendit të ngjarjes, dhe fatmirësisht në makinë nuk ka pasur njeri. Policia nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve bazuar edhe në dëshmitë e grumbulluara nga banorët e zonës, por deri në orët e vona të së dielës nuk pati asnjë të shoqëruar.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com