TIRANE - Erdhi nga Lushnja në Tiranë për të festuar në klub nate, por ka përfunduar në pranga. 34-vjeçari K. Sulo u arrestua nga efektivët e policisë Rrugore, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe tentoi t'i korruptojë policët me 2 mijë lekë të rinj, për t'i shpëtuar heqjes së patentës.
34-vjeçari u arrestua në flagrancë rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës pranë rrethrrotullimit të Saukut të Vjetër, kur sapo kishte dalë nga një klub nate në atë zonë.
Efektivët Rrugore ndaluan automjetin tip Volksvagen Golf 5, dhe pas testit me aparatin Drager, rezultoi se Sulo kishte konsumuar alkool në masën 0.44 mg për litër, e cila sipas Kodit Rrugor ka si masë ndëshkuese gjobë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit.
Për të shmangur marrjen e patentës, 34-vjeçari nga Lushnja i ka dhënë një kartmonedhë 2 mijë lekëshe punonjësit të policisë, çka është refuzuar nga efektivi duke bërë arrestimin në flagrancë të shoferit të dehur.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshikimin e shkelsve të kodit rrugor me qëllim rritjen e sigurisë rrugore Policia Rrugore Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ka zhvilluar kontrolle të shumta në rrugët në brendësi të qytetit Tiranë.
Në këtë kuadër është përdorur Radar dhe DRAGER
Si rezultat, janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejura në brendësi të qytetit 18 leje drejtimi.
10 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkolit.
30 masa për mangësi në dokumentacion.
4 drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com