Tiranë, shoferi i dehur humb kontrollin e makinës hipën mbi trotuar, plagos 4 këmbësorë

Tiranë, shoferi i dehur humb kontrollin e makinës hipën mbi trotuar, plagos 4 këmbësorë

Foto nga vendi i ngjarjes

4 kalimtarë kanë përfunduar të plagosur në spital, pasi një i dehur i ka marrë para me makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Llazi Miho" në Tiranë, përballë komisariatit të  policisë numër 6, ku drejtuesi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka hipur mbi trotuar duke plagosur 4 këmbësorët. Makina tip "Ford" me targë AA 233 FF ka goditur fillimisht motorin e parkuar  buzë trotuarit tip "Dayang" me tragë BB 296 dhe më pas ka përplasur këmbësorët mbi trotuar.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ku vetwm njwri prej tyre wshtw nw gjendje mw tw rwndw.

Policia ka vënë në pranga drejtuesi Astrit Lamallari, 49 vjeç, i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar në masën 0.64 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë