Tiranë, shpërndante heroinë me biçikletë, arrestohet 35-vjeçari

Tiranë, shpërndante heroinë me biçikletë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar mesditen e së shtunës, pasi shpërndante heroinë në Tiranë.

Në pranga ka rënë i riu me inicialet M.H., me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. 35-vjeçari shpërndante heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”. Arrestimi i tij është bërë teksa M.H., po qarkullonte me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit”. Ai është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 5 doza heroinë e ndërsa në banesë 25 të tjera.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë dhe 2 aparate celularë.

Mbi 35-vjeçari, rëndon akuza për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë