Një 27-vjeçar nga Tirana u arrestua ditën e sotme në bulevardin “Bajram Curri”, pasi u kap duke shpërndarë kokainë të ndarë në doza.
Mësohet se i riu, Klajdi Lula pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike e shpërndante, nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi kokainë të ndarë në doza si dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.