Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një dyqani te Komuna e Parisit! Shkak dyshohet konfliktet e pronarit

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një dyqani te Komuna e Parisit! Shkak dyshohet konfliktet e pronarit

Drejtoria e Policisë Tiranë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë, në një parukeri në pronësi të një kuksiani, pranë kompleksit "Kikia 2", në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla.

Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jenë venë për mesazh. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje