FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur

FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur

Foto nga dëmet në lokalin ku u vendos tritoli

TIRANË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të shumta materiale, ndërsa lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar si Armand Xhaferraj. Report Tv solli pamje nga lokali që i është vendosur tritoli, ndërsa shihet se dëmet janë të mëdha. Lënda plasëse është vënë në derën e jashtme dhe ka shkaktuar dëme edhe në dy biznese ngjitur, një zyrë dhe një biznes me pjesë këmbimi për automjete.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Report Tv mëson se 40-vjeçari Xhaferraj e ka marrë me qira ambientin ku punon me lokalin. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur për 40-vjeçarin pas një sherri për tokën përballë lokalit, tokë e cila shërben si parking privat krah pallatit 10-katësh që u shkrumbua nga flakët pranë ish-parkut të autobusëve.

Pas shpërthimit, policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, si edhe rojën e parkimit në pallatin përballë, i cili gjatë ngjarjes ka qenë në punë turni i tretë. Vetë lokali ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera, por pritet që policia të vëzhgojë kamerat e sigurisë në bizneset pranë që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit/ëve.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Report Tv sjell pamjet nga lokali që iu vendos tritol në Tiranë! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur

Report Tv sjell video nga lokali, të cilit iu vendos gjatë natës lëndë plasëse. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë janë dëmtuar edhe dy biznese ngjitur.

Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të lokalit, ku e gjitha dera prej xhami është thyer.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc Rroku: 28/11/2023 16:56

    në rrugën Sali Butka pikërisht ditën e Pamvarësisë...... kanë frikë dhe nga ëmëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot