Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)

Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në banesën e një 72-vjeçari, Isuf Isufaj, në Laknas. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të 3 tetorit.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga shpërthimi, por është dëmtuar vetëm një pemë ulliri. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Isuf Isufaj, 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri)”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë