TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se tritoli i është vënë një banese, në pronësi të 60-vjeçarit R. P.

Ngjarja është regjistruar në rrugën "Siri Kodra". Banesa e 60-vjeçarit është dykatëshe, por si pasojë e shpërthimit nga tritoli, i janë dëmtuar vetëm xhamat e biznesit që ndodhet në katin e parë.

Nuk bëhen me dije shkaqet përse ka ndodhur ky shpërthim, apo cili është autori. Policia njofton se po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.