Tiranë- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një parkingu. Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e autorit/ve.