Tirane- Zbardhen autorët e tritolvënies në zyrën e noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit ndodhur më 30 janar 2024 në rrugën “Perlat Rexhepi”, në zonën e ish bllokut në Tiranë. Shpërthimi i ndodhur në orën 04:10 minuta të mëngjesit të asaj dite shkaktoi dëme materiale jo vetëm noterisë por dhe bizneseve ngjitur.
Gjashtë ditë më pas drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj doli sot në një konferencë për median për të informuar se dje (4 shkurt 2024) u arrestuan 3 autorë, ndërsa u shpallën në 2 bashkëpunëtorë të tyre.
Të arrestuar janëReal Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër
Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës
Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Arrestimi i tyre u krye nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”. Para gazetarëve drejtori Vocaj informoi se ngjarja është dokumentuar me prova ligjore dhe zbulon si kanë vepruar.
“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana” u shpreh Vocaj
Bëhet fjalë për një krim me pagesë
"Nga hetimi i deritanishëm dhe analiza e autorëve ka rezultuar se kanë kryer këtë kundrejt pagesës vijon puna hetimore për të evidentuar porositës" tha drejtori i policisë Tonin Vocaj.
Nga pamjet e Report Tv të asaj dite shiheshin dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe një makinë që ka qenë e parkuar aty pranë.
Policia ka krijuar bindje të bazuar në prova se i njëjti grup autorësh, përfshirë dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, fshihet edhe pas vendosjes së tritolit në një lokal te Komuna e Parisit më 5 tetor të vitit 2023.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19