TIRANË - Taksistët e kryeqytetit protestuan këtë të mërkurë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të larguar sipas tyre taksitë e paliçencuara dhe konkurencën e pandershme nga kompanitë.

Për më shumë se dy orë bllokuan qarkullimin në bulevardin kryesor të Tiranës.

Ata protestuan përballë Ministrisë së Brendshme, Bashkisë dhe Ministrisë së Transporteve.

Taksistët në protestën e tyre kërkuan edhe largimin e taksive të tjera që nuk i përkasin territorit të Bashkisë së Tiranës.
 
Po ashtu u kërkua edhe rishikimi  licencave që më parë kanë qenë lëshuar nga komunat që tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës.
Taksistët kërkuan të takoheshin me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
 
Pas më shumë se 45 minutash qëndrimi të taksistëve përballë bashkisë së Tiranës, ata pranuan të negociojnë me Drejtorin e Transportit.

Pas daljes, nga takimi, përfaqësuesi i Sindikatës së taksive tha protesta arriti qëllimin.

Përfaqësuesit e Bashkisë, sipas tij premtuan zgjidhjen e problemeve brenda tri javëve.
 


taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

taksistet ne bulevard

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)