TIRANE-Policia Rrugore ka pezulluar 64 Leje Drejtimi, ndërsa ka arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. Gjithashtu janë vendosur edhe mbi një mijë gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit.

27 drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku shpejtësia vijonte nga 146 km/h deri në 236 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpejtësia varionte nga 89 km/h deri në 108 km/h.

 

Masat në 24 orët e fundit

• 81 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit

• 107 masa për parakalim të gabuar

• 115 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

• 12 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit

• 45 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit

• 682 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 15 mjete për mosshlyerje të masave administrative, nga 7 masa deri në 12 masa administrative.

d.b/shqiptarja.com